Urim SALIHU

Almiri do jetojë më shumë se ne sepse nëse një ditë do triumfojë drejtësia, nëse do vijë ndonjëherë , atëherë ajo do ketë emrin e tij .Ai iku në emër të saj dhe do kujtohet më gjatë se sa ne .Për dallim nga ai , ne kemi vetëm idenë se jetojmë më gjatë ,por edhe vuajmë më gjatë, bëjmë mëkate më shumë derisa në fakt cdo gjë brenda nesh ka perënduar.Almiri për dallim nga ne morri me vete jetën e pastër dhe na sheh diku nga parajsa.Sa bukur do ishte nëse ne do kishim një copë vend atje.Gjithë jetën luftojmë për të shkuar në parajsë derisa me veprimet djallëzorë që bëjmë ndonjëherë largohemi shumë prej saj.

Një natë , i kapluar nga mendimet e errëta, nën frikën e jetës , nën dyshimin nëse jetoja në mesjetë me ligje inkuizicioni, mu bë se më erdhi një zë i largët fëmije .Ishte zëri i Almirit të shtrenjtë.Ai nisi rrëfimin e tij :

Unë ika herët.Jeta ndoshta do kishte kuptim , do ishte e shtrenjtë diku tjetër, por aty ku pashë për herë të parë dritën e jetës ishte tmerrësisht keq. Në atë vend ku jetova, atë vend të mallkuar edhe mijëra vite jetë të kesh janë vetëm numra.Erdha shpejt dhe pashë se atje njerëzit ishin të shfrenuar nga pushteti, krimi, lavdia e rrejshme ,lakmia për pasuri dhe shtet që ta shpif.Aty pashë se askush nuk ndjehej i lirë, drejtësia të vriste me shpatën e mprehtë nga gjykatës dhe prokurorë djallëzorë që kanë marrë në qafë shumë fate njerëzish.

Jeta ime qe e shkurtër por vetëm pse ju do jetoni më gjatë nuk është se do ndryshojë gjë. Vetëm do shihni përreth pushtet të hekurt që kontrollon cdo gjë, do shihni gjykata të tmerrshme, do shihni se cdo gjë është rrënuar përreth.
Erdha dhe pashë se shumë fëmijë rriteshin të varfër, pashë cdo ditë kronika me personazhë që kërkonin të mbijetonin, s;kishin asgjë, as shtëpi për tu strehuar.Pashë fëmijë që vdesin në spitale , pashë histori të shtrembëruar, njerëz që janë ngritur dhe në fakt kanë bërë jetë prej krimineli .Për aq kohë sa jetova , as katër pranvera të plota, pashë se njerëzit ishin bërë kaq të ndarë, kaq të mllefosur, kaq të trishtuar.Pashë se shumë donin t’ia hidhnin njëri-tjetrit paqtë.
Do jetoni nën kërcënimin e përditshëm ,do jetoni si të huaj.Do ju trajtojnë si skllevër që kërkoni përgjithmonë të drejta , vetëm ju do mendoni se jetoni në një sistem administrativ dhe një shtet modern po kjo është e shpifur …

Unë jam pranë Zotit .Sa më pak të jetojnë njerëzit u këputet jeta , ëndrrat, pasionet, por fakti që jemi krijesa të përkoshme një ditë fundi ynë do vijë.Por unë erdha tek Zoti pa mëkate.Atje në botën reale ka vetëm një mashtrim sepse fakti që atje ka mashtrues dhe vrasës që jetojnë të paprekur dhe të lirë kur një shtet nuk është në gjendje të shkatërrojë marrëzinë e një psikopati që morri jetën time të njomë, tregon se sa e tmerrshme është jeta reale atje tek ju .
Mua ma morri jetën një vrasës, por sistemi po vret për ditë jetët tuaja.Ata që i dhanë të drejtën një krimineli të mbrohet në liri, janë ata që jetët tuaja do tua nxijnë edhe për shumë kohë.Unë deshta të jem viktima e fundit e një sistemi të kalbur që mban të lirë kriminelët.