Gjiganti Amazon shumë shpejtë do të jetë pjesë e tregut farmaceutik multi-miliardësh në SHBA.

Një veprim i tillë mund të nënkuptoj që tregtaret me pakicë mund të shesin ilaçet me përshkrim direkt konsumatorëve.

Është bërë e ditur që Amazon ka punësuar një ekip të madh për të hyrë në këtë sektor.

Sipas raportimeve të CNBC kjo kompani mund të marrë rreth 50 miliardë dollarë të tregut të shitjes së ilaçeve me përshkrim.

Amazon tashmë për disa kohe bën shitjen e pajisjeve mjekësore në disa shtete në SHBA.