Ambasada Amerikane në Shkup: Diplomacia nuk bëhet për metër katror (Cicërimë)

Ambasada amerikane ka reaguar në profilin e saj zyrtar në Twitter kundër gazetës së përditshme proqeveritare ”Dnevnik”, në lidhje me një shkrim rreth ambasadave të SHBA-ve në rajon.

Sipas ”Dnevnik”, Misioni diplomatik i ambasadës amerikane në Shkup është dyfish më i madh se ai i vendeve fqinje të Maqedonisë.

Ndaj këtij shkrimi, Ambasada amerikane reagon dhe konsideron se bëhet fjalë për një shkrim të tmershëm, duke theksuar se misioni diplomatik nuk përcaktohet për nga sipërfaqja dhe diplomacia nuk bëhet për metër katror.