Mats Steffansson, ambasadroi i Suedisë në Maqedoni në rrjetin social “Twitter” shkroi se në pritje është votimi në Kuvend, dhe me sa duket Qeveria ka siguruar shumicën prej dy të tretën e nevojshme për t’u votuar ndryshimet kushtetuese.

“Sonte në Kuvend pritet votimi krucial i votimi të marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë. Me sa duket Qeveria e ka siguruar 2/3 e nevojshme. Më në fund do ta hap perspektivën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Shumë raportime gazetaria ka pasur për kërcënime ndaj deputetëve të opozitës që do të votojnë “për”, shkroi ambasadori i Suedisë, Steffansson./Telegrafi/