Amdi Bajram kandidat konsensual shqiptar për President?!

Shkruan Ejup Berisha

Ne kohen kur po behen kalkulimet apo edhe manipulimet e para te emrave per Kandidat te mundshem per President te shtetit thash ta theme edhe un nie. Pra une theme Amdi Bajram le te jete Kandidat per President te RM-se. Ky ka thene se eshte si Ronaldo ne politike dhe ashtu sic jep gola me shume lehtesi Ronaldo ashtu edhe ky do ti fitoj me lehtesi zgjedhjet per President ne RM. Ky mund te jete edhe Kandidat Konsenzual Presidencial I nje subjekti tone politik . Ideja eshte vetemse Kandidati per President te mos jete shqiptar. Kjo I bie per Inat te rese me vdekte djali. Dhe sipas nje logjike nuk po arrij ta kuptoj athua valle ne nuk jemi me shqiptar apo te tjeret kombe ketu e kane ndryshuar perkatesine e tyre kombetare dhe jane bere shqiptar. Pse nga ky subjekt Politik nuk i degjova te thone qofte edhe aksidentalisht Psh: Hasani, Hyseni, Bujari( Jo Bujar Osmani Jo) apo dhe Ejupi per President por tani e kane shtrembuar idene Kandidat Konsenzual po por asesi shqiptar thone nga ai subjekti I njohur Politik shqiptar. Me sa di une koncenzusi nuk nenkupton realizim ideshe nepermjet pazareve politike por bisede dhe dialog permanent me shqiptaret. Ndoshta shqiptaret mund te thone Ejupi Albani apo dhe Blerimi per President. Te pakten logjika ime e shendoshe ma thot kete. Apo mos valle nga hulumtimet e shumta e atij subjekti Politik u gjeten elemente shqiptare te Janko, Sllavko, Denko dhe Petko e ne nuk e dime. E se ndoshta kane filluar te zhduken te Blerimi, Zaimi dhe Ejupi. E sa per informim te drejte dhe objektiv te opinionit keta te fundit mund ta mbajne epitetin Kandidat Konsenzual shqiptar per President e Amdi Bajram Jo pse se eshte Rom.

SHPËRNDAJE