Për 17 vite sa ëhstë në skenën politike, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), gjatë veprimtarisë së saj e kanë shoqëruar atë qindra e qindra mospajtime të brendëshme partiake, nga të cilët disa kanë pasur edhe epilog tragjik me vdekje të pretendentëve për kryetar te dege të kësaj partie. Rast më i frëskët është ai i para disa viteve, ku ngeli i vrarë një anëtarë dhe ish-komandat i UÇK-së në Kumanovë vetëm e vetëm se pretendonte të bëhej i pari i BDI-së në Kumanovë.

Por rasi i Xhemail Rexhepit i njohur si komandant Shqiponja mbeti një njollë e zezë për partin e cila u formua dhe u ngritë duke u thirrur në UÇK. Analistët politikë vlerësojnë se përsakaj gjitha dallimeve nrenda partiake dhe paknaqësive një nga arsyet e këtyre ndodhive tragjike për një post kryetari dege është edhe mungesa e demokracisë brendëshme partiake.

“Mendoj se këto probleme janë pasojë e mungesë së demokracisë brenda partiake në BDI. Jo pak analistë e kanë konstatuar se bëhet fjalë për subjekt që është imun ndaj reformave dhe subjekt ku mungon ndjenja për llogaridhënie para elektoratit dhe para anëtarësisë partiake. Është koha që BDI të reflektojë dhe të demokratizohet, që të mos përsëriten më gjëra që nuk i kanë hije një partie, e aq më pak skenës politike shqiptare në Maqedoni. Përndryshe votuesit shqiptarë nuk do të tolerojnë më këtë sjellje”, thotë për Zhurnal, Isen Saliu, analist.

Nga ana tjetër, analisti Naim Sinani thekson se përplasjet brenda partiake e kanë ndjekur BDI-në një kohë më të gjatë.

“Mospajtime ka pasur në disa degë duke përfshirë edhe degët e mëdha si ajo e Tetovës, Çairit, apo Kumanovës. Mospajtimet kryesisht kanë qenë për ndarjen e posteve brenda partiake, apo të posteve në egzekutiv. Megjithse zyrtarisht nuk u njoftua asnjëher për motivet e vrasjes së Komandant Shquponjës, në opinion u krijua përshtypja se shkas ishin pikërisht mospajtimet për kryetarin e degës në Kumanovë. Por pa marr parasyshë mospajtimet apo përçarjet nëpër degë, BDI deri tani ia ka dalur të mbaj të konsoliduara degët dhe të dal fituese në zgjedhje”, thekson për Zhurnal, analisti Naim Sinani.

Ai potencon se për mospajtime brenda kësaj partie flitet edhe aktualisht, sidomos në degën e Tetovës, e që lidhen me emrin e Hazbi Likës, të cilit ka zëra se po i rrezikohet edhe posti i Zëvendëskryeministrit, por mbetet të shihet se si do të jetë epilogu kësaj rradhe.

Ndërsa, ish-deputeti Zudi Xhelili thotë se problemet vijnë si rezultat i mospasjes së demokracisë së brendshme partiake.

“Liderët thyren me termin “Shef” kështu që partia llogaritet si pronë e tij. Pas liderit rradhiten servilat dhe kështu joshet konkurenca cilësore. Kjo mënyrë e funkcionimit sjellë paknaqësi të madhe dhe probleme”, tha për Zhurnal, Zudi Xhelili, ish-deputet.

Sipas tij, është mëse e nevojshme të demokratizohen partitë politike, liderët shqiptar të kuptojnë se kanë misionë e jo të ngulfatin fatin e popullit për interesat e tyre.

“Më thoni një lider partie që ka ofruar dorhëqe, nga kjo mund të kuptoni sa janë të lidhur për partië dhe grupet që janë brenda për brenda. Problemet brenda partive shpeshë kanë mbaruar me pasoja tragjike, ka pas raste konflikti me permasa të marrjes së jet s. Rasti në Kumanovë, Tetovë etj”, nënvizon Xhelili.