Njohësit e çështjeve politike hedhin dyshime se veprimet e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së janë të koordinuara. Ndonëse në opinion ish partnerët e koalicionit shfaqin qëndrime diametralisht të kundërta gjë që i pengon të formojnë qeverinë e re, sipas analistëve bëhet fjalë për një lojë të Gruevskit dhe Ahmetit për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë për Xhevdet Hajredinin pavarësisht përpjekjeve të tilla as VMRO-ja dhe as BDI-ja nuk do të mund ti shmangen përgjegjësisë për veprimet e tyre të kundërligjshme.

Gruevski shpreson se, loja do të ketë sukses, loja e tij me Ahmetin, se gjoja nuk do ti pranoj kërkesat e shqiptarëve nga platforma e përbashkët. Kjo do ti shërbej si alibi Ali Ahmetit që ja është e pamundur formimi i qeverisë edhe pa kërkuar formalisht zgjedhje të parakohshme siç e bëri në 2014, situata e atillë është e numrave saqë 10 deputetët e BDI-së nuk hyjnë në funksion, atëherë automatikisht qeveri nuk ka”, tha Xhevdet Hajredini, analist.

Analisti politik Agim Jonuz ndërkohë vlerëson se VMRO – DPMNE-ja sikur të fitojë 63 mandate në zgjedhjet e ardhshme, prapë se prapë ai nuk do të mund të formonte kabinetin qeveritar pa pjesëmarrjen e ndonjë partie shqiptare.

Mendoj se për këtë arsye Gruevski përdorte kartën unë do të kem 63 deputetë dhe do të bëj ç’të dua ndërsa ju mund të vendosni çfarëdolloj platforme. Por këtu harrohet një problem vendimtarë, ajo është se sikur ndonjë parti politike maqedonase ti fitonte jo 63, por edhe 163 deputetë, pa pjesëmarrjen e faktorit politik shqiptar në Qeveri, ky shtet nuk funksionon”, tha Agim Jonuz Analist.

Deklaratat anti-shqiptare dhe kundër prokurorisë speciale të cilat i trumbeton VMRO DPMNE-ja, Jonuz i sheh si pjesë e propagandës dhe fushatës së mirë të organizuar të kësaj partie, e cila sipas tij, e ka mbajtur VMRO – DPMNE-në 9 vite në qeveri.

Blerim Ismaili/ALSAT