Analisti politik, Donik Sallova ka komentuar dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje.Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se deri tek ndarja e VV-së erdhi për faktin, se partia e drejtuar nga Kurti është kërcënim serioz për PDK-në.Sallova ndër të tjera ka thënë se VV duhet që të marrë mësim nga kjo ndarje.

Shënimi i plotë:PDK-ja e themeloi Partine Reformiste ORA me synimin e atëhershëm për ta dëmtuar LDK-në në elektoratin e saj urban, elektorat qe ishte i paarritshëm për PDK-në. Kur e kreu misionin, ORA-s nuk ia kaloi më pragun zgjedhor në zgjedhjet e radhës.Kur VV-ja po shndërrohej në alternativën e vetme të rinisë kosovare, PDK-ja e themeloi FER-in, me synimin për ta devijuar fluksin e votuesit rinor prej VV-së. FER-i e kreu misionin e vet dhe kalimin e pragut nuk e kishte te nevojshme, sepse rritja e VV-së u frenua.Tani, kur VV-ja u bë kërcenim faktik e real për pushtetin e PDK-së, Vetëvendosjen po e braktisin ORA, FER-i dhe “shoqëria civile” (e specializuar për menaxhimin e donacioneve ndërkombëtare për Partinë dhe Demokracinë). Ky rast është një mësim për Vetëvendosjen që në të ardhmen mos ta mbështesë rritjen dhe zhvillimin e saj në “figura të ricikluara politike” dhe në “personalitete të shoqërisë multietnike civile” që për nacionalizmën shqiptare kanë degjuar për herë të parë kur janë antarësuar në VV (nacionalizmën ta mëson familja dhe shkolla)!