Çifti Haradinaj morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Amerikë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Por, gjatë kësaj vizite në Washington ra në sy bashkëshortja e kryeministrit, e cila u fotografua me një çantë që mbante logon firmës “Louis Vuitton” dhe kishte vlerën 1563 euro.

Bashkëshortja e Haradinaj reagoi ashpër duke thënë: “mos u merrni me çantat e mia”.

Një krahasim i thjeshtë i bërë mes Anita Haradinajt dhe gruas më të fuqishme në botë, Angela Merkel, e cila krahas fuqisë që ka dhe pasurisë që posedon, del të jetë një “zonjë e thjeshtë”, shkruan gazeta metro.

Angela Merkel si kancelare e shtetit pothuajse më të fortë në botë, posedon çanta të cilat janë edhe deri pesëfish më të lira se ajo e cila mban Anita Haradinaj.

Çantë e kompanisë franceze Longchamps, çmimi origjinal 300 euro.

Ndërsa bashkëshortja e kryeministrit të një prej shteteve më të varfëra në botë, nuk heziton të duket me çantë rreth 1600 euro dhe të kërkojë që të mos merren me të.