Viti i kaluar fare nuk ishte i lehtë për aktoren Angelina Jolie. Është divorcuar nga Brad Pitt, është përballur me tituj të ndryshëm gazetash, ka përballuar shumë probleme shëndetësore…

Mirëpo, çka do që do t’i kishte ndodhur në jetë, Angelina ngushëllimin e gjen te gjashtë fëmijët e vet.

E njohur si luftëtare e madhe për të drejta femërore dhe humanitare, Angelinën, gjatë muajve të kaluar, e kanë goditur skandalet dhe dhembjet e femrave të cilat kanë zbuluar abuzimin seksual.

Meqenëse është nëna e tri vajzave të vogla: Zahara (13), Shiloh (11) dhe Vivienne (9), Angelinën e kanë pyetur se si i edukon vajzat e veta dhe si i mëson që të luftojnë për të drejtat e tyre.

“Vazhdimisht u flas të njëjtën gjë: Gjëja që ju veçon është ajo që të keni vullnet të bëni për njerëzit e tjerë.

Secila mund të veshë fustan dhe të grimohet. Mendja juaj është ajo që ju përcakton.

Zbuloni kush jeni, çfarë mendoni dhe për çfarë dëshironi të angazhoheni. Dhe luftoni që edhe të tjerët të kenë liri të tillë.

Vetëm jeta në shërbim të një qëllimi është e vlefshme të jetohet”, ka thënë aktorja.

A pajtoheni edhe ju me këshillën e aktores Angelina Jolie?

Ndani me ne komentet!