Në gjysmën e parë të këtij viti këmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është 344,8 milionë euro dhe është për nëntë për qind më i lartë në krahasim me vitin 2016, porositën zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, dhe ministri bullgar i Ekonomisë, Emill Karanikollov, në mbledhjen e sotme të përbashkët të qeverive të të dy vendeve në Strumicë.

Ata bashkarisht vlerësuan se ka potencial për rritje të këmbimit tregtar dhe investimeve mes dy vendeve. Theksuan se ekziston mundësia për bashkëpunim dhe formim të ndërmarrjeve të përbashkëta në sferën e bujqësisë, industrisë ushqimore, energejtikës, shërbimeve transportuese, makinerisë dhe telekomunikimeve.

Në vitin 2016 këmbimi i përgjithshëm tregtar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë paraqiste 639,4 milionë euro. Prej tyre, 245,3 milionë euro bijnë në eksport të prodhimeve të Maqedonisë, ndërsa 394,1 milionë euro janë import nga Bullgaria.