Ca fjalë për sot, për dje…. Për ne të gjithëditurit e facebook-ut

1. Është trimëri të përmbash veten dhe mos nxisish nxefje gjakrash edhe kur të vjen të shqyesh dikë me dhëmbë. Çdo shqiptari (SHQIPTARI – them) i ka vluar gjaku nga fotot e Selës në dyshemenë e Kuvendit. Edhe më shumë atyre që shohin shpresën për ndryshime te ai. Akoma më shumë neve që kemi mik Selën. Besoj që arritëm të mbajmë veten edhe kur vinin lajmet më të hidhura.

2. Shqiptarët janë nëna e konspiracionit, jo – janë gjyshja, stërgjyshja e tij. Jemi për të ardhur keq, akoma më keq, tmerrësisht keq. Krahas shpifjeve, dezinformatave e panikut, sot lexova aq shumë teori konspiracioni në murin e facebook-ut e akoma më shumë në inboxin tim. Truri i zgjuar i shqiptarit fill pas lajmit për lëndimin e Selës, thotë “E ka liferuar vet ai, për të fituar poena.” Për ata që ishin në front 1. BRAVO për të gjithë gazetarët dhe kameramanët që sot raportuan nga Kuvendi/për Kuvendin duke rrezikuar veten. Për të gjithë! Bravo për Alsatin! Për gjithë Alsatin – nuk më latë të heq sytë nga ekrani asnjë çast nga ora 18:50. 2. Agim Nuhiu, kurrë më pak policë nuk kemi parë në jetë, por edhe kur më shumë e më shpesh nuk kemi dëgjuar një ministër të punëve të brendshme se ty sot. Për këtë të dytën BRAVO, për atë të parën presim sqarime.

3. Fati dhe fatkeqësia ndonjëherë din të luajnë lojëra të çuditshme. Besoj që ishte fatkeqësi e BESËS që lëshuan sallën herët në aspekt të patriotometrit, nga ana tjetër ishte fat që ata nuk u rrezikuan. Ishte tragjedi ajo që i ndodhi Selës, por është fat për të në rrugën për të dëshmuar në cilën anë është.

Ai Ziadin Sela i vetmuar e i përgjakur në dyshemenë e Kuvendit, sot fitoi një ushtri të tërë prapa vetes!

NGJYRA E REVOLUCIONIT QENKA E KUQJA!

Anita Latifi