Televizioni Tellma sot filloi me publikimin e anketave që janë zbatuar në bashkëpunim me Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar për rejtingun e partive politike dhe liderët e tyre, shkruan Fokus.mk, njofton FOL.

Sot janë publikuar vetëm një pjesë e rezultateve ku për herë të parë pothuajse pas 10 vjetësh LSDM-ja është para VMRO-DPMNE-së, ndërsa dallimi është më i madh nga ndonjë gabim i mundshëm.

Vlerësim më të madh mes liderëve të partive më të mëdha politike ka kryeministri Zoran Zaev, i cili e kaloi liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikollla Gruevskin i cili ishte çdoherë i pari.