Hoxha Nehat Ismaili ka apeluar që të kihet kujdes me lëshimin e zërit të muzikës në kohë pa kohë nga ana e dasmorëve të ndryshëm, transmeton Telegrafi.mk

Ai shpreh shqetësimin e kësaj dukurie e cila ka prekur të gjitha familjet si ato që kanë dasma si ato që nuk kanë dasma.

Hoxha kërkon që të kihet kujdes nga kjo dukuri dhe jo edhe pas mesnatës në mënyrë të çrregulluar të vazhdojnë ahengjet familjare me zërin e muzikës në mënyrë të padurueshme.

Ky është apeli i hoxhës Nehat Ismaili:

Apel deri tek njerëzit me ndërgjegje të lartë

Muzika e lartë deri në orët e vona të natës është shqetësim i madh për të gjithë. Sidomos këto ditë të nxehta kur as gjumi nuk mund të bëhet pa dritaret e hapura, por pastaj zhurma shqetëson fëmijët dhe njerëzit me sëmundje të ndryshme.

Apelojmë tek imamët, autoritetet lokale, gazetarët, Inspektorati komunal të kontribojnë pozitivisht për të rregulluar këtë dukuri.

Jemi në hall nga zhurma e madhe e muzikës në orët e vona të mesnatës.

Ju lutemi të na kurseni nga muzika ne që nuk kemi dasma..!

Ora 00: 15 pas mesnatës- paradoks