Kjo performancë e lartë mundësohet nga një dizajn termik i cili ofron 80% më shumë kapacitet ftohjeje sesa Mac-ët tradicionalë.

Apple tha ditën e sotme se iMac Pro do të dalë në shitje nga data 14 Dhjetor me një çmim fillestar prej 4,999 dollarësh.

iMac Pro është një Workstation i fuqishëm dizajnuar për përdoruesit profesionistë në fushat e editimit grafik, realitetit virtual dhe përmbajtjeve 3D.

Desktopi All-in-One ka një ekran 5K Retina 27 inç i cili vjen së bashku me tastierën Magic Keyboard, mausin Magic Mouse 2 dhe Magic Trackpad 2.

Sipas Apple, iMac Pro është Mac-u më i fuqishëm që ka ndërtuar ndonjëherë. Kompjuteri mund të pajiset me procesor Intel Xeon me 18 bërthama, 4TB memorie SSD, 128GB RAM dhe grafike AMD Radeon Pro Vega 64 me 16GB memorje HBM2.