Gjiganti teknologjik “Apple” ka prezantuar tabletin e ri iPad Pro, MacBook Air dhe Mac Mini, në një konferencë që ka mbajtur sot në Brooklyn Academy of Music.

Apple ka hequr butonin “Home” dhe portin për kufje në tabletin e ri, për të shfaqur ekranin “cep më cep” të pajisjes që pritet të dalë në shitje që nga java e ardhshme.

iPadi vjen me dy opsione në ekran, 12.9-inç dhe 11 inç. Është ekran me Liquid Retina dhe posedon Face ID.

Ka portin USB të tipi C, 1 terabajt hapësirë e brendshme dhe procesorin 8-core CPU dhe 7-Core GPU.

Është i hollë 5.9 milimetra dhe 25 për qind më i lehtë se modelet e mëparshme.