Dita e madhe është pothuajse këtu: ngjarja vjetore e muajit shtator kur Apple lançon zinxhirin e ri të produkteve, duke përfshirë iPhone-in e shumëpritur.

Edhe nëse nuk udhëtoni në teatrin e Steve Jobs në “Apple Park”, virtualisht mund të shikoni gjithçka që po ndodh me kompaninë e parë të bilionë dollarësh në botë.

Se si ta shikoni ngjarjen për atë që do të shpallet, këtu është gjithçka që ju duhet të dini rreth konferencës së vitit 2018 të Apple, transmeton lajmi.net.

Si të shikoni nisjen e Apple 2018?

Ngjarja e madhe e lançimit të Apple do të mbahet sot, më 12 shtator në orën 10:00 të Paqësorit, kurse me kohën tonë me fillim nga ora 19:00.

Nëse doni të shihni zbulimin e madh, mund të kapni transmetimin live në Apple.com, që do ta transmetojë edhe lajmi.net.

Ajo që po zbulohet këtë vit: iPhone i ri XS, Max dhe iPhone XC

Në ngjarjen vjetore të muajit shtator, fokusi është kryesisht në iPhone me shkëlqim të ri që Apple do të zbulojë.

IPhone XS dhe Max do të jenë përditësime në iPhone X të vitit të kaluar, duke shfaqur ekranet OLED, një dizajn të gjithin nga xhami, procesorin e fundit të Apple dhe të paktën 4GB RAM.

XC, në krahasim, do të jetë një pajisje më e lirë, me një ekran LCD që nuk është aq i ndritur dhe do të jetë me madhësi rreth 6.1 inç.

Është e mundshme që Apple do të heqë butonin “home” edhe në pajisjet e iPhone, duke sinjalizuar fundin e TouchID përgjithmonë.

Ajo që po zbulohet këtë vit: Apple Watch 4

Apple ende e bën një nga smartëatches më të njohura me Apple Ëatch dhe tifozët janë duke pritur me padurim versionin e përditësuar.