Autoritetet saudite i morën licencën televizionit të Katarit, Al Jazeera dhe mbyllën zyrat e saja, pasi më herët ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

“Ministria e Informimit ka mbyllur zyrat e Al Jazeera dhe ka tërhequr licencën e saj”, transmeton agjencia e lajmeve saudite Spa.

Ministria saudite njoftoi se Al Jazeera “promovon” plane të organizatave terroriste dhe mbështet kryengritësit Hutu në Jemen, kundër të cilëve ka intervenuar ushtria saudite, transmeton KosovaPress.

Gjashtë shtete arabe kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Katarin për shkak të mbështetjes së këtij vendi për grupet islamike dhe marrëdhënieve me Iranin.

Bahrejni, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni dhe Maldivet njoftuan se do të tërheqin diplomatët e tyre nga Katari, si dhe do të dëbojnë diplomatët e Katarit nga territori i tyre.