Ish-kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, tani anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, vazhdon të jetë një emër i shumë komentuar në media.

Për shumë vite ajo është cilësuar si një nga zërat më të guximshëm, teksa edhe sot herë pas here vazhdon të kundërshtojë dhe t’u dalë kundër parregullsive që ndodhin në vend.

E njëjta është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat edhe vet është mjaft aktive.

Përderisa në Facebook njihet për statuset e saj shpërthyese ose satirike që ndërlidhen me ngjarjet aktuale, në rrjetin social Instagram, Xharra shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ish-gazetarja është bërë nostalgjike duke publikuar një fotografi nga dasma e saj në InstaStory.

Kjo fotografi sjell pamjen e Arbanës si nuse në vitin 2004, atëherë edhe kur ishte martuar me bashkëshortin e saj, gazetarin e sportit, Andin Lokajn.

“Unë nuse, se mos nuk po më njihni”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka kujtuar me emocion ditën kur veshi vellon e bardhë.

Çifti në fjalë numërojnë 13 vite të martuar, kanë së bashku dy fëmijë, dhe jetojnë prej vitesh në Prishtinë.