Shkruan Qenan Aliu

Kjo arratisje është e oktruuar.Në vehte ngërthen ramje të qeverisë. Hungaria është shtetë anëtare e Bashkimit Evropian. Nëse edhe në shtetet anëtare mund të strehohen politikanët që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm dhe me aktakuza për abuzime gallopante me fuqinë e pushtetit ,atëherë nuk duhet besuar as BE-së dhe byrokracisë së saj.
Dyshimet për OKTRUIM shpërfaqin mundësinë e koketimeve të qeverisë, madje duhet të pasojnë dorëheqje të kryetarëve të gjykatave të instancave të larta dhe përgjegjësia e tyre eventuale.

Arratisja e Nikolla Gruevskit vërteton se Maqedonia është ,,banana,, shtet i stërmbushur me hajdut dhe pazarxhi politik vetëm për para e jo për drejtësi dhe shtet ligjorë. Por kuptohet gjithçka në kuriz të qytetarëve të këtij vendi.

Qeveria Zaev, nuk do të mund ta kthejë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit dhe tek vet ai. Kjo është lëndim i skajshëm edhe i atyre që shpresuan se hajdutët e zyrave të larta shetërore do të gjinden prapa grilave.