E ftuar në emisionin “Hangover” me Roza Latin, Vesa Luma tregoi se bashkë me Big Bastën ishin ndaluar nga policia në Mal të Zi. Ajo nuk shpjegoi ndonjë arsye përse policia i kishte ndaluar, por e konsideroi “gjënë më pa lidhje” që u kishte ndodhur ndonjëherë.

Kjo kishte ndodhur gjatë një koncerti që dhanë atje; kishin kënduar me policinë që i priste dhe më pas ishin kthyer në komisariat.

Por për të sqaruar se çështja nuk ishte aq e madhe sa mund të duket, Vesa postoi në Instastory një foto ku shkruan se “arrestimi” duhet vënë në thonjëza, dhe se ka qenë më shumë një situatë gazmore.

“Ishte një rast shumë funny”, shkruan ajo, “Kam harruar ta fus në thonjëza atë fjalë. Shumë vite më herët…mos e merrni seriozisht!”

/portali DurresLajm/