Në Turqi sot është arrestuar regjisori i filmave Ali Avci nën dyshimin për lidhje të afërta me imamin Fetulah Gulen, të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon për organizim të puçit të vitit të kaluar në këtë shtet.

Agjencia Anadolia transmeton se Avci, i cili është ai arrestuar në shtëpinë e tij, ka qenë producent i biografisë së presidentit “Shef” të publikuar në mars, si dhe ka qenë regjisor i filmit “Zgjimi” për tentim grusht-shtetin e vitit të kaluar, transmeton AP.