Arrihet marrëveshja mes Zaevit dhe Kasamit, tërhiqen amendamentet pasi formalisht nuk është e mundur të arrihen tani

Qeveria e Maqedonisë përmes një komunikate informon se është arritur marrëveshje me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit, e cila me dy deputetët e saj do të mbështetë ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Nga qeveria informojnë se është pranuar ligji kushtetues për nënshtetësinë, e cila do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, me të cilin do të shpjegohet etnia dhe do të konfirmohet në gjitha ligjet që është e nevojshme.

“Gjithashtu është pranuar propozimi për amendamentin XXXVI me të cilin konfirmohet se shteti në mënyrë të barabartë do të kujdeset për diasporën e qytetarëve të saj. Shtesë në letërnjoftime do të shkruhet edhe përkatësia etnike e qytetarëve. Për punë tjera që janë propozuar, do të tërhiqen amendamentet pasi formalisht nuk është e mundur të arrihen tani dhe në të ardhmen do të punojmë për të zgjidhur të njëjtat”, thonë nga qeveria.

SHPËRNDAJE