Claude Puel ka thënë se Arsenali ende nuk është në garën për titullin e Premierligës, pavarësisht ecurisë pozitive të skuadrës nën menaxhimin e Unai Emerys.

Pas humbjes së dy ndeshjeve në fillim, Arsenali ka vazhduar me vazhdën  e 10 fitoreve radhazi në të gjitha garat.

“Arsenali ka vetëbesim në lojë, është më direkt”, ka thënë Puel.

“Ata mund të kenë vetëbesim për të ardhmen, por për titullin nuk e di. Është vetëm fillimi i Premierligës dhe ky stinor ka shumë mundësi ndryshimi deri në fund”, ka vazhduar trajneri i Leicester Cityt.