Arsenali është i gatshëm të shpenzojë shumë para për sulmuesin e Lyonit, Nabil Fekir.

Daily Mail shkruan sot se londinezët po planifikojnë të dërgojnë një ofertë gjatë verës prej 45 milionë në adresë të skuadrës franceze.

Arsene Wenger është adhurues i madh i sulmuesit të krahut të djathtë 24-vjeçar, i cili ka gjasa të mira të jetë në skuadrën franceze të Kupës së Botës në Rusi.

Fekir shënoi të enjten në fitoren 3-1 të Lyonit kundër Villarrealit, e cila ishte e para në kuadër të fazës pas grupore të Ligës së Evropës.

Skuadra franceze po heziton të humbin edhe një yll të ekipit duke ditur objektivat për të marë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Theksojmë se Lyon lejoi transferimin e sulmuesit Alexandre Lacazette drejt Londrës për një marrëveshje prej 56.7 milionë euro.

Ndryshe, Fekir deri më tani ka pasur 108 paraqitje për klubin e Ligue 1 dhe ka shënuar 43 gola.