Shkruan Bejtulla Kamberi

Duhet të inspirojmë mësuesit që ata të ndezin një dritë në shkolla, ose duhet të ndezin një zjarr. Sepse është e rëndësishme të kuptohet se nuk edukohet vetëm mendja, por edhe zemra dhe kjo është më kryesorja.

A është shkolla vetëm notë? Apsolutisht jo! Shkolla është edukatë, mësim, dije, socializim, inspirim, dashuri, kujdes, mirësjellje, komunikim, sport, art, kulturë….

A na duhen nxënësit të gjithë me nota të mira? Jo. Na duhen qytetarë që vetëbesojnë, që krijojnë, që flasin të lirë, që shpresojnë e që ndjehen të vlefshëm, sepse duhet ti mësojmë të jenë të atillë.

Andaj le të punojmë që gjithkush të ndjehet i vlefshëm për atë që është dhe atë që dëshiron të jetë.

Është në dorën tonë nëse do të ndërtojmë një lider të ardhshëm, mjek, inxhinjer, mësues, politikan, astronaut ose kriminel dhe hajdut.

Gjithçka burimin e ka te shkolla, andaj le të punojmë që shkollat të jenë prioritet i shoqërisë dhe shtetit që të kemi një të ardhme të ndritur dhe individ të denjë për shoqërinë dhe familjen.

Do ta mbyll me një thënie:

Ashtu si toka, dhe nëse është pjellore, nuk mund të prodhojë asgjë pa kultivim, kështu dhe mendja e njeriut: pa arsim nuk mund të japi rezultatet e pritura.