Të shkosh në një restorant për drekë me shoqërinë ose me familjen është një zgjedhje e zakonshme e fundjavës që të gjithë e duan. Me të gjithë grupin me të cilin ndodhesh, tundohesh nga kënaqësia për të shijuar ushqimet që të ofrohen.

Ne të gjithë shpresojmë se kur zgjedhim të drekojnë në një restorant jashtë, me siguri pastërtia është elementi kryesor që e karakterizon të gjithë ambientin. Por ndonjëherë mund të ndodhë që nuk je në vendin më të pastër që ke ëndërruar. Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet të kërkosh një filxhan (gotë) me ujë të nxehtë.

 

Uji i nxehtë mund të vrasë lloje të ndryshme bakteresh dhe është i domosdoshëm në ambiente të tilla. Një studim i kryer në Universitetin e Ohio-s, në fakt, ka zbuluar se temperatura e ujit jo më pak se 24 gradë celsius është shumë efektive në largimin e disa baktereve që shkaktojnë sëmundje si E. Coli dhe Listeria, të cilat vijnë si pasojë e enëve të ndotura.

Nëse ke dyshime në lidhje me pastërtinë e enëve apo qoftë edhe ambientit rreth e rrotull vendit ku ndodhesh, atëherë kërkoji kamerierit thjeshtë një filxhan me ujë të nxehtë dhe mbaje atë në tryezë gjatë kohës së qëndrimit në restorant (Kujdes, jo çaj). Kjo nuk do të sjellë asnjë pengesë për të shijuar ushqimet në maksimum.