Ja lista e plotë e deputetëve që kanë propozuar Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Mes tyre shihen emrat e Artan Grubit dhe Vesel Memedit.

Opinioni rikujton që me 27 Prill të vitit 2017, pas incidenteve të dhunshme në Parlament, u raportua atëbotë që Artan Grubi ishte përshëndetur me djalin e Mijallkovit i cili ishte në grupin e huliganëve, ndërsa Vesel Memedi edhe pse i pranishëm në momentet kur u sulmua Ziadin Sela, ai nuk ndihmoi aspak në mbrojtje të tij, përkundrazi bashkë me Xhevat Ademin, Veseli shikonte nga anësh si spektator.

Ky veprim u gjykua nga shqiptarët përshkak se Vesel Memedi dhe Ziadin Sela ishin bashkë në koalicion. Si pasojë e kësaj, Vesel Memedi humbi kredibilitetin politik dhe u shndërrua në fosil politik. Partia e tij, sot është avulluar krejtësisht.