28 Artiste të Artit Pamor nga qyteti i Tetovës, të mërkurën më 22 Nëntor 2017 në ora 19:00 sjellin ekspozitën e tyre kolektive “Marigonat e Nëntorit” në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë.

Organizatoret e kësaj ekspozite u prononcuan për Shigjeta.Net që kjo ekspozitë organizohet për nder të festave të Nëntorit dhe për të nderuar figurën e Marigonës femrës që qëndisi flamurin kombëtar më 28 Nëntor të 1912.
Në këtë ekspozitë gjithsej do të ekspozohen 28 vepra arti nga drejtimet e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik dhe fotografisë, të punuara në ngjyra e teknika të ndryshme të kombinuara dhe me materiale tjera.
Ekspozita do të qëndroj e hapur për publikun pesë ditë nga dita e hapjes së ekspozitës në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë. /Shigjeta.Net/