Ziadin Sela kohëve të fundit me shumë se çdo lider tjetër shqiptar ka qenë aktiv me faktorin ndërkombëtar dhe ambasodorët e akredituar në MK.

Është cilësuar si faktor kyç nga diplomatët e huaj për kthesën politike në Maqedoni, madje ata janë të vetëdijshëm se pikërisht Ziadin Sela dhe ASH-ja, është faktori keyesor që e pamundësoi krijimin e Qeverisë mes VMRO-BDI.

Subjektet politike të deritanishme, BDI dhe PDSH, ka kohë që e kanë humbur përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Rasti i fundit i përgjimeve të diplomateve të huaj nga pushteti i deri djeshëm VMRO-BDI, te cilët kanë thyer cdo normë ndërkombëtare duke i përgjuar diplomatët e huaj si dhe familjet e tyre, kanë irituar përfundimisht ambasadorët të cilët nuk e amestojnë BD-në në asnjë mënyre si pjese e Qeverisë.

Rasti i Magjar Telekomit ku të implikuar jane zyrtar të lartë të BDI, përfshire edhe liderin Ahmeti për mito dhe korrupcion e cila tanimë li lëndë është hapur në Gjykatën e Nju Jorkut është edhe një dëshmi tjetër se diplomatët e huaj dhe Amerikan jane të dëshpruar nga akuzat që e ngarkojnë BDI-në.

Rasti i Liderit të PDSH ne raportet me faktorin ndërkombëtar, vazhdon të jetë ai i njejti, dhe kjo përkrahje do jetë ende më e vogël ngase humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është PDSH dhe Menduh Thaçi, i cili vazhdon të ngel në listën e zezë të Shtetit Amerikan përshkak veprimtarive të dyshimta politike.

Nga argumentet e lartëpërmendura shifet se lideri i ASH, Ziadin Sela është lideri më i preferuar i shteteve të BE dhe Amerikës, nga takimet e shumta me ambasadoret dhe diplomatet e huaj, ka qenë mjaft fleksibil në rabort me vlerat europiane dhe proamerikane.

Ziadin Sela më shumë se cdo lider tjetër për një kohë të shkurter ka qenë i ftuar në Amerikë nga lobi shqiptaro-amerikan të cilët i kanë siguruar takime me përfaqësues të lartë të Kongresit dhe stej departamentit amerikan.

Tendencat e fundit të LSDM dhe kryeministrit Zaev për ti ndihmuar BDI dhe kandidatëve të BDI- si duket nuk e gjejn përkrahjen e Faktorit ndërkombëtar ngase një qeveri pa ASH dhe vetem me BDI dhe PDSH, do të ishte një humbje e linkut ndërkombëtar me forcat politike shqiptare në MK.

Një Qeveri me BDI dhe PDSH së bashku me LSDM do ta kthente Maqedoninën në pikën 0, ku do humbej shpresa eurointegruese, do pamundësohej funksionimi i shtetit të së drejtës, do minimizohej mundësia e kthimit të besimit në institucionet e drejtësise dhe të shtetit, me një fjalë shteti do të ishte sërisht i kapur nga pushteti./fol.mk/