Beteja e vazhdueshme e Cristiano Ronaldos me Lionel Messin, nuk është ndalur e as që do të ndalet.

Real Madridi po kalon formë të mirë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Barcelona kryeson në La Liga.

Portugezi gjatë ndeshjes me APOEL, lërë që shënoi dy herë, por edhe asistoi duke e dhënë asistimin e tij të 27-të në në këtë garë në 10 vitet e fundit.

View image on Twitter

Askush nuk ka bërë më mirë se ai, pasi kur vije puna te statistikat, portugezi vazhdon të mbetet i frikshëm.

Ai ka asistuar më shumë se Leo Messi dhe figurat e tjera të mëdha si Ryan Giggs dhe Zlatan Ibrahimovic.

Ai është, gjithashtu është top shënuesi kryesor në Evropë, si i vetmi lojtar që ka shënuar më shumë se 100 herë.

Portugezi nuk ka treguar formë të mirë në La Liga, por mbetet lojtari kryesor i Real Madridit. /Telegrafi/

View image on Twitter

18 – Cristiano Ronaldo has now scored 18 Champions League goals in 2017; the record for a single player in a calendar year. Updated.