Prodhuesi britanik Aston Martin, pas një kohe të gjatë, e ka prezantuar para një grupi të vogël ekspertësh, modelin e ri Vantage.

Vetura që ngjanë shumë me modelin DB10, e ka motorin nga Mercedes, saktësisht nga linja AMG e prodhimit, që me 4.0-litra V8 arrin deri 510 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

Pesha prej 1,530 kilogramëve, shumë më e lehtë se paraardhësi, si dhe linjat që ia rrisin aerodinamikën, bëjnë që kjo makinë të lëvizë me shumë shpejtësi.

Prej zero deri në 100 kilometra në orë, kjo Vantage arrin për 3.5-sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prej 310 kilometrave në orë.

Tashmë kanë nisur porositë për këtë veturë, që kushton 128 mijë euro, ndërsa do të dërgohet te blerësi në gjysmën e dytë të vitit që vjen. /Telegrafi/