Një tërmet prej 4.6 ballësh sipas shkallës së Rihterit, mëngjesin e sotëm goditi Athinën dhe pjesët qendrore të Greqisë. Ende nuk dihet nëse ka pasur viktima, apo dëme materiale.

Observatori Kombëtar në Athinë informoi se tërmeti është regjistruar në orën 06 e 2 minuta në gjirin e Korintit në një thellësi prej pesë kilometrash.

Sipas Qendrës të Studimit Gjeologjik të SHBA-së epiqendra e tërmetit ishte 79 kilometra në veriperëndim të Athinës.