Atletico Madrid ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur 2:0 Barcelonën në ndeshjen e kthimit në ‘Vicente Calderon’.

Ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’ Barcelona e kishte fituar 2:1.

Fillimi i ndeshjes u përshkrua me intensitet të lartë, me vendasit që kishin më shumë nga loja, të cilët edhe me mbështetjen e madhe të tifozëve të tyre, kërkonin që sa më parë të gjenin golin e epërsisë.

Udeshtë të pritej minuta e 36’, për të parë golin e parë të ndeshjes.

Një harkimi të mirë të Niguez, iu përgjigj Antonio Griezmann që me kokë shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur.

Me epërsi 1:0 të Atleticos, skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, duke pasur rezultatin jo në favor të tyre, Enrique i kërkoi skuadrës të shpeshtojnë sulmet në drejtim të portës së vendasve.

Edhe pse gjatë kësaj pjese Barcelona pati posedimin e topit deri në 70 për qind, duke krijuar edhe disa mundësi të mira shënimi, por pa sukses.

Atë që së bëri Barcelona, e bën vendasit e Atleticos që shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Griezmann, që shndërroi në gol një penallti të shkaktuar nga Andres Iniesta.

Atletico Madridi edhe në sezonin 2013/2014 e kishte eliminuar Barcelonën nga Liga e Kampionëve.

https://facebook.com/sport.telegrafi/videos/1193321044024944/