Shkruan : Dr Bekim Tateshi

 

               Maqedonia hyn në fazën më të rëndë të krizës politike ku dashur padashur edhe shqiptarët në mënyrë direkte apo indirekte përjetojnë këtë kaos të organizuar për qëllime jo të mira. Në kështu momente delikate na kaplon ndjenja e pasigurisë për mirëqënien e familjes dhe popullit tonë, ndërsa një grup i vogël ka vetëm një qëllim, ta ruaj pozitën duke mos zgjedhur mjete dhe mënyra veprimi.

                Shqipëria dhe Kosova të katandisura me problemet vetanake as që fugin sytë nga neve, të na ngushëllojnë në vend të ndihmës, të na këshillojnë, të na ulin në tavolinë. Mbas shpartallimit të ish-Jugosllavisë, shqiptarët e Maqedonisë për shkak të fuqisë ekonomike dhe situatës politike kishin status më të mirë se shqiptarët tjerë në Gadishullin Ilirik. Pas hyrjes të Shqipërisë në NATO dhe pranimit të Kosovës si shtet i pavarur, sipas logjikës duheshte të kemi status edhe më të mirë, por për fat të keq, apo pagjindshmëri, naivitet, mosdije apo diçka tjetër, neve rrotullohemi në vend dhe nuk kemi ide ku duhet të shkojmë, çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë.

                Kur gjith mendonim se demokracia do të shëndrohet në demokraturë apo gruevizëm me premisa të sindromit bjellorusian u paraqit afera e përgjimit si vetëtima në qiell të pastër e mbushur me grimca të padukshme kancerogjene. Dhe sa përmenden zgjedhjet, interesant, na paraqiten regjisor duke pregatitur skenare që edhe vet nuk ju besojnë e ku më populli i cili këto seriale i ka parë dhe kuptuar, e mua personalisht kjo më gëzon dhe më jep shpresë se krejt së bashku do të kuptojmë se e mira është e mirë dhe e keqja është e keqe. Më vjen mirë se edhe populli im kupton se ligji është ligj, krimi është krim, vjedhja është haram dhe gënjeshtra gjynah.

                Skenari më interesant që më shtyu ta hulumtoj është protesta e qeveritarëve kundër qeverisë, e paparë ndonjëherë, por nëse i kthehemi ligjeve të natyrës do ta gjejmë fenomenin e reaksionit autoimun ku organizmi pjesët e veta i përjeton si të huaja dhe vepron duke shkaktuar sëmundje autoimune, të cilat shkatërrojnë organe të caktuara me pasoja fatale për jetën e njeriut. Shumica e tyre janë kronike dhe mjekimi është i rëndë, i gjatë dhe i paparashikueshëm. Faktori gjenetik është patogjeneza më e shpeshtë, dmth. e programuar diku thellë në materialin gjenetik apo trashëgues.

                Shkenca edhe kësaj rradhe na ndihmon si të sillemi në jetën e përditshme. Ta kuptojmë autoimunitetin politik dhe pasojat e saj dhe mos t’i japim rast të na shkaterrojë atë që e kemi ndërtuar me shekuj, me djersë dhe gjak.