Ritvan Zykaj nën të forta sigurie mbërriti në Gjykatën e Vlorës, aty ku u njoh me masën e sigurisë. Vendimi u vonua pasi asnjë avokat nuk pranonte të përfaqësonte në seancë 24-vjeçarin, i cili ka marrë edhe epitetin “Monstra e Selenicës” pasi vrau pasditen e së premtes 8 të afërm të tij në fshatin Resulaj të Selenicës.

Mospranimi i juristëve për të dalë në mbrojtje të Zykajt si avokat kryesisht, bllokoi për disa moment procesin, pasi ligjërisht ai duhej të kishte një avokat në dhënien e masës së arrestit. 15 avokatë refuzuan në marrin përsipër dosjen, për të kryer mbrojtjen, ndërsa me ndërmjetësimin e Kreut të Gjykatës së Vlorës, u zgjodh Dritan Mehmeti, si avokat i zgjedhur kryesisht nga shteti.

Gjesti i tij ka ndihmuar gjykatën që të përcaktojë masën ”arrest me burg” për 24-vjeçarin që për arsye krejt banale u mori jetën 8 personave, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.