azbiAzbi Nuredini

Darkimi me kriminelin !

Mjaft vajtuam se na ka kapluar krimi i të këqinjëve dhe vazhdojmë të darkojmë me kriminelët !

Të veprojm konkretisht duke dhënë shembull secili nga vetja me tërheqjen e një vije ndarëse nga të këqijtë dhe duke i mbajtur ata karshi, në distancën e të akuzuarve.

Nëse një njeri akuzohet me fakte për abuzues me postin që ka me vite se po shkatëron institucionin fetar dhe shoqërinë shqiptare psh. siç është kryetari i BFI-së dhe ti e fton atë në iftar dhe solemnitete atëherë shtrohet pyetja :

Me çka dalloni ju nga ai ?
Kundër çkahit luftoni ju ?
A është ky fillimi i kontaminimit nga udb-a edhe te lëvizjet opozitare ?

Ja disa shembuj të njohur se si vepron uzurpatori i postit krytari i BFI-së !

Përveç keq përdorimeve të pa numërta me institucionin,ai ata që nuk pajtohen me të në veprimet kriminale të tij jo që si fton në iftare e solemnitete por i përjashton nga puna dhe nga çdo mundësi e të punësuarit në institucionet e BFI-së por edhe jashtë saj ju bënë presione të ndryshme me mekanizmat e UDB-së që i ka në dispozicon 24h që ti nënshtrojë ose ti shëndroj në lypsar raste të tilla nga ky njeri keni në çdo lagje të shqiptarve, më i fundit i freskët është përjashtimi i imamit të xhamisë nga qursija në fshatin Kondovë me njësitin ALFA në të cilin njësit janë të punësuar krejt soji i tij !

Me ata që nuk pajtohen me veprimet e tija kriminale,ky jo që nuk ju shkon në vorrim kur ata ndërojnë jetë por jep urdhëra se do të përjashton nga puna çdo njërin që do të mer pjesë në vorrim ose në vizit tek familja e tyre !

Provojeni kritikojeni për veprimet e tij kriminale për të cilat faktet po pllasin dhe ecin rrugëve në këmbë do e shihni se si ai vepron ndaj jush ?

Ne po “luftojmë”kundër të këqinjëve dhe të keqës që e kaploji shoqërin tonë apo duam të bashkëjetojmë “pak”me të ziun krimin dhe kriminelin e pastaj të presim ndryshimin ?!

Jo jo,për deri sa pretendentët e ndryshimeve shoqërore kalkulimet për pushtet i bëjnë edhe me kriminelët siç është shembulli me udhëheqësin e BFI-së ndryshimet nuk do vijnë te shqiptarët !

O mereni guximin dilni për ball kriminelëve “institucional”ose mos jepni shpresa koti popullit se po luftoni krimin e kriminelët dhe se do sjellni ndryshimin !

Ndryshe,cili është dallimi ?!

Për të ardhur keq !

azb fcb