Avokati kosovar, Azem Vllasi është plagosur nga Murat jashari, i cili pas arrestimit e ka pranuar fajin, duke cekur se në të ka shtënë për shkak të “ngjarjeve nga vitet e tetëdhjeta” të shekulit të kaluar, lajmëruan mediuemt kosovare.
Murat Jashari, vëllau i ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari – Kumanova, gjija ka thënë se do të shtiente edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi, shkruajnë mediat kosovare.
Policia e ka arrestuar edhe personin tjetër, Avni Llumnica, për shkak të ndihmës gjatë sulmit.
Vllasi u plagos sot në prishtinë, rreth orës tetë të mëngjesit nga armë zjarri dhe është jashtë rrezikut për jetë.