Një shqiptar është gjetur i vdekur ditën e sotme në Francë.

Tupi i pajetë i të riut është gjetur në i ri është gjetur në një autostradë në Metz, raportojnë mediat franceze.

Sipas “Francebleu.fr”, viktima është një 26-vjeçar shqiptar, azilkërkues.

E njëjta media saktëson se, aksidenti ndodhi në autostradën që lidh Metz-in me Borny-n, në urën “Vignoble”.

Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.

Nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet. Të gjitha pistat janë nën verifikimin e hetuesve.