Nënkryetari i Aleancës ztr. Elmi Aziri në emisionin Rruga Drejt në Alsat-M ku u debatua rreth propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve,mes tjerash tha se Aleanca është kundër çdo shtyerje dhe prolongimi të mëtutjeshme të miratimit të ligjit në fjalë dhe gjithashtu Elmi Aziri bëri pyetje se pse deri sot nuk është bërë ligji për gjuhët e që është një ndër shtyllat kryesore të Marveshjes së Ohrit.
Elmi Aziri nga Aleanca për shqiptarët gjithashtu përmendi dhe deklartën e Komisionerit Han lidhur me propozim ligjin për gjuhët se i njejti nuk është prioritet.
Aziri këtë e sqaroi se me vet faktin që prioritet e numruara nga ztr.Han ku kërkon hapa konkret në shum fusha e sidomos të organeve të sigurisë është dëshmi se Maqedonia ka kaluar një periudhe dhjet vjeçare të një regjimi diktarial por Ai gjithashtu theksoi se edhe ligji për gjuhët është shumë i rëndësishëm dhe kontribuon shumë në rrugën e Maqedonisë drejt BE dhe Nato..