Shkruan Adnan Azizi

Askush nuk ka të drejtë t’i fajsoje shqiptarët për dështimin e referendumit dhe askush nuk duhet ta ve në pikëpyetje orientimin e shqiptareve pro NATO dhe pro BE.

Këtë e kemi dëshmuar dhe kemi dhënë prova me mija herë. Madje në emër të ruajtjes së kësaj miqësie shpeshherë kemi shtypur veten, kemi ndridhur vullnetin tonë dhe jemi treguar tolerant edhe karshi armiqve tanë, për hirë të ruajtjes së kësaj miqësie. Këtë e kemi bërë edhe pse pazari ka qenë në kuriz të shqiptarëve dhe faturën e kemi paguar shumë shtrejt. Ne heshtëm edhe në marrëveshjen e Prespës, duke treguar altruizmin dhe tolerancën tonë për bashkëqytetarët tanë maqedonas, për të ndërtu idenditetin e vet dhe për të zgjidhur kontestin me Greqinë.

Pas dështimit dhe mosarritjes së cenzusit në referendum askush ma nuk ka të drejtë të kërkojë në pafundësi nga shqiptarët: heshtni, mos kërkoni ndryshime kushtetuese, barazi juridike e politike, gjuhën e flamurin, sepse na kanoset rreziku rus.

Kjo gjë na përsëritet prej 1992 deri 2018, njëherë rreziku bullgar, pastaj serb, pastaj grek, tani rreziku rus. Një kohë të gjatë kjo heshtje na u arsyetua me pavarsinë e Kosovës, pastaj me stabilitet, tani me orientim pro NATO dhe BE.

Mendoj se është koha kësaj situate t’i themi mjaftë më dhe mos biem pre e disa halldupeve pushtetar që saherë që është momenti për të ngrit dhe zgjidh cështjen shqiptare në Maqedoni, ata dalin me akuza se këta kërkesa janë në vije me politikat e VMRO dhe Rusisë, e që për qëllim kanë arsyetimin e akomudimit të vet në pushtet.

Andaj opozita shqiptare nuk duhet të bie pre e këtyre spinave të ulta dhe të tërhiqet nga kërkesat e veta për ndryshime kushtetuese që janë kompatibile me politikat e NATO-s dhe BE-së.

Pikërisht ishte VMRO-ja dhe linja pro ruse që ju bashkëqeveriset kundër interesave shqiptare, kundër gjuhës shqipe dhe flamurit shqiptar.