Boksieri rus Khabib Nurmagomedov konfirmohet kampion bote në peshën e lehtë në artet marciale pas fitores me në raundin e katërt ndaj Conor McGregor në eventin UFC-229 që u zhvillua në Las Vegas. Pas duelit, Khabib ka kërkuar falje nga komisioni i ndeshjes për shkak të skenave kaotike në Las Vegas,

”Babai im më mësoi të kem respekt ndaj njerëzve. Ky është një sport respektues, dhe jo një sport i fjalëve të këqija. Dua ta ndryshoj ndeshjen, ju nuk mund të flisni rreth fesë, rreth nacionalitetit. Putini më thirri dhe më uroi. Dua të kërkoj falje ndaj komisionit”, u shpreh Khabib.