Eric Paddock, vëllai i autorit të masakrës së Las Vegasit, ku deri më tani autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 58 personave foli në një intervistë të shkurtër për agjencinë mediat amerikane.

Megjithatë, familja Paddock ka patur probleme me ligjin edhe në të shkuarën.

Babai i Stephen, Benjamin Hoskins Padock qëndroi për tetë vite në arrati në listën e më të kërkuarve të FBI-së pasi arratisjes nga burgu, ku ishte dënuar për një seri grabitjesh të bankave dhe më pas ishte diagnostikuar si i sëmurë mendor.

Ndërkohë, autoritetet amerikane konfirmuan se Stephen kishte lëvizur shuma të konsiderueshme parash në llogaritë që kishte në disa sallone lojërash fati në Las Vegas dhe thonë se po punohet për të gjetur nëse bëhej fjalë për para të fituara nga bixhozi, apo borxhe për të shlyer.