Bajamet e kanë prejardhjen nga Azia dhe janë farat e frytit të drurit të bajames.

Studime të shumta kanë treguar për një sërë përfitimesh shëndetësore që vijnë nga konsumimi i tyre.

Ato përmbajnë vitaminën E, magnez, flavonoide, fibra dhe proteina.

Pikërisht për këto të dhëna, bajamet reduktojnë sasinë e radikaleve të lira që dëmtojnë zemrën dhe sistemin kardiovaskular, mbrojnë nga sëmundja e Alzheimerit, veprojnë si antioksidues, përmirësojnë punën e aparatit tretës, etj.

Kjo frutë e thatë stimulon libidonë jo vetëm tek femrat, por stimulon edhe prodhimin e hormoneve mashkullore.

Përmbajtja e lartë e yndyrave tek bajamet është burim energjie dhe nëse gjeni shoqëruesin ideal të tyre, atëherë pasioni do të jetë i garantuar. /ZËRI/