Anëtari i Kuvendit qendror të LR-PDSH-së z. Naim Bajrami në një proncim për emisionin AGORA që udhëhiqet nga gazetari Xhenis Sulimani në kuadër LAJM TV, theksoi se përfundimisht në Maqedoni ka ardhur koha për ndryshime në kodin zgjedhor, konkretisht nga sistemi proporcional me lista të mbyllura të kalohet në sistem proporcional me lista të hapura. Ne si LËVIZJE PËR REFORMA në vazhdimësi kemi kërkuar që të ketë një debat serioz mbi ndryshimet në kodin zgjedhor, për shkak se qëllimi i subjektit tonë është demokratizimi i shoqërisë. Ideja e listave të hapura, i jep më shumë kuptim demokracisë, ofron votuesin me deputetët, pastaj shkon edhe në favor të demokracisë mbrenda partiake. Duke përkrahur këtë ide, ne argumentojmë dhe dëshmojmë qenien tonë reformiste si lëcizje – theksoi Bajrami. Më tej ai shtoi se, vet dalja në skenë e LR-PDSH-së ka kontribuar për rikthimin e këtij debati, duke bërë dallimin në mes politikës së re dhe asaj që kjo si lëvizje e quan politikë të vjetër tani më.