Barcelona mund të transferoj edhe lojtarë të tjerë deri në mbyllje të afatit kalimtar veror

Barça ka qenë aktive deri në fund të këtij sezoni, duke sjellur Arthur, Malcom, Arturo Vidal dhe Clement Lenglet në Camp Nou këtë verë.

Por, presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu ka refuzuar të thotë se ka përfunduar tregu për ta pasi që ai mund të bëj edhe disa goditje tjera deri në fund të muajit.

“Tregu përfundon për ne më 31 gusht dhe ne do të vazhdojmë që të jemi vegjilent në transfere”, citohet të këtë thënë ai për Marca.

Bartomeu po ashtu ka thënë se legjenda e klubit Andres Iniesta, i cili u largua nga kampionët e La Ligas për t’ju bashkuar skuadrës japoneze Vissel Kobe në fillim të vitit, do të rikthehet në Camp Nou për të punuar në të ardhmen.

“Iniesta e ka përfunduar punën këtu si lojtar, por ai do të rikthehet me dëtyra të tjera në të ardhmen për të cilat tashmë ne kemi folur”, ka shtuar ai.