Barcelona vazhdon të këmbëngulë për sulmuesin e Atletico Madridit, të cilin e do në “Camp Nou” me çdo kusht.
Barcelona është e gatshme të paguajë më sesa kërkon klauzola e lirimit të Antoine Griezmannit, në mënyrë që ta transferojë francezin në verë, raporton Sport.

Sipas të përditshmes spanjolle, Barça ka shprehur gatishmëri t’i paguajë rreth 15 milionë euro shtesë plus klauzolën prej 100 milionë euro për Griezmannin.

Ndërkohë, një marrëveshje e mundshme do të jetë e vështirë, duke qenë se Atletico është tejet i pakënaqur me sjelljen e Barcelonës, pasi kjo e fundit edhe publikisht e ka diskutuar të ardhmen e sulmuesit.