Juventus ka qenë i frikshëm jashtë fushës këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Juve i ka fituar të gjitha ndeshjet në udhëtim.

Zonja e Vjetër ka mposhtur Dinamo Zagrebin 4:0, Lyonin 1:0, Sevillan 3:1 dhe Porton 2:0.

Mbetet të shihet nëse kampioni italian do të tregohet i pafalshëm edhe sonte ndaj Barcelonës.

Kujtojmë që nëse Juventus shënon një gol, atëherë Barca duhet të shënojë 5 gola për t’u kualifikuar.