Profesoreshë universitare, njëherit edhe sekretare e përgjithshme e Asamblesë së Femrës së Aleancës për Shqiptarët zonj. Arlinda Mehmetaj nëpërmjet një postimi në rrejtin e saj social fejsbuk ju bën thirrje shqiptarëve që më 29 tetor të votojn ndryshimin, që të ringjallet shpirti dhe shpresa te banorët e komunave shqiptare.

Vijon postimi:

“Thuprat e Skënderbeut” ishin mësimi më i vlefshëm i të gjitha kohërave për kombin tonë, që e morëm para gjashtë shekujve dhe që për herë të fundit e aplikuam para disa ditëve. “Të bashkuar jemi më të fortë, të pathyeshëm”, thotë ky mësim. Andaj ashtu vepruan edhe Aleanca për Shqiptarët me Lëvizjen Besa, duke e shndërruar këtë koalicion në një shkëndijë drite për të ardhmen e komunave shqiptare. Duke ngjallë një shpresë që kahmoti i mungonte këtij nënqielli, pikërisht në prag të vendosjes se kush do të udhëheq me komunat shqiptare në katër vitet e ardhshme.
Tashmë votuesi shqiptar ka mundësi të zgjedhë, mes të kaluarës dhe një të reje plot shpresë. Të përqafosh të keqen sepse ke frikë nga e panjohura, është vendimi më i keq që mund të marrë një votues i cili kujdeset për ardhmërinë e vet dhe fëmijëve të tij. Mjafton ta kuptojë se demokracia është e tillë, nëse nuk bën punën ndëshkohesh. Andaj në raundin e dytë, fare lehtë mund të vendosën për ndryshim, në fund të fundit, nuk ka asgjë për të humbur, sepse më keq se kaq as që mund të bëhet.
Gjatë disa cikleve të votimeve të mëparshme u vërejt një fenomen, i cili sinjalizonte se po nuk u bashkuan shqiptarët, ata do të thyen njëjtë sikur thuprat e Skënderbeut, një nga një. Prandaj ishte koha që ato thupra të lidhen në një Aleancë me Besë, për të ringjallur shpirtin dhe shpresën se banorët e komunave shqiptare nuk do të lodhen më nga hazganllëku i sherifëve lokalë që brenda natës u bënë milionerë, në kurriz të popullit të manipuluar tash e sa vite.
Arma e vetme e një populli është vota. Me atë mund të mbrohet dinjiteti por edhe ardhmëria e gjeneratave të reja. Andaj duhet pasur përgjegjësi të madhe por edhe motiv për ta përdorë atë armë . E kur më tepër sesa sot, populli shqiptar ka pas nevojë që të përdor një armë të tillë.
Ata që mund ti përgjigjen kësaj pyetje, e kanë fare lehte që ta dëgjojnë shpirtin e tyre në vend të reklamave, analistëve apo bilbordeve që janë paguar me paratë e po këtij populli të stërvjedhur.
Sot votuesi shqiptar e ka në dorën e tij atë armë. Ajo se si do ta përdor do të përcakton sovranitetin mbi të ardhmen e tij. E në këtë rast nuk mund që të mos kujtoj një mesazh nga Presidenti Xhon Kenedi i cili pat thënë: “Injoranca e një votuesi në demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve”. Prandaj gënjeshtra asnjëherë nuk mund të zëvendësohet me të vërtetën, as e shtrembëta me të drejtën, e as keqja me të mirën edhe nëse ato në të kaluarën janë përkrahur nga shumica.
Raundi i parë i zgjedhjeve tregoi se Aleanca dhe Besa të bashkuar, kanë epërsi votash mbi BDI-në e cila tash e sa vite ka krijuar komoditet mbi pushtetin ndaj qytetarëve. Në raundin e dytë, është e mjaftueshme që votuesit të dëgjojnë zemrat e tyre dhe ta dëshirojnë ndryshimin. Për të mirën e tyre, për të mirën e ardhmërisë së tyre. Jeta do të vazhdon edhe pas 29 Tetorit, pra ta vazhdojmë këtë jetë duke qenë të bashkuar, njësoj si ato thuprat e pa thyeshme.