Një bashkëshorte e mrekullueshme, një kuzhiniere e mrekullueshme dhe një nënë e kujdesshme janë vetëm disa nga shumë karakteristikat që një grua mund të zotërojë gjatë një martese. Me gjithë kaosin që fëmijët mund të sjellin në martesë, nuk është çudi që gratë përjetojnë stres gjatë saj.

Por, ç’të themi për burrin? A është e mundur që burri të sjellë më shumë stres në jetën e gruas së tij? Në shoqërinë e sotme, shumë gra ndihen sikur nuk kanë zgjidhje tjetër, por të bëhen prindërit e partnerit të tyre dhe jo të mbështeten tek ta.

Shumë gra luajnë rolin e kuzhinieres, mësueses, mjekes, shërbëtores dhe madje edhe planifikueses së eventeve në një marrëdhënie. Edhe pse ato sillen si supergra, nuk janë, dhe për shkak të kësaj, u shterojnë forcat. Kjo mund të ndikojë në punën që ato bëjnë jashtë shtëpisë.
Për të hetuar siç duhet këtë situatë, TODAY.com bëri një studim që përfshinte mbi 7,000 nëna. Rezultatet treguan se niveli mesatar që mamatë e masnin stresin e tyre shkon në 8.5 nga 10 pikë. Përveç kësaj, 46% e grave të anketuara thanë se burrat u shkaktojnë më shumë stres se fëmijët.

Ajo që hulumtuesit zbuluan nga sondazhi ishte se tre në çdo katër nëna me partnerë raportuan se ato bëjnë shumicën e detyrave prindërore dhe shtëpiake.

Një në pesë nëna gjithashtu raportuan se fakti i mos pasjes ndihmë të mjaftueshme nga bashkëshortët e tyre ishte një burim i madh stresi të përditshëm. Ato u ankuan gjithashtu se nuk kishin kohë të mjaftueshme gjatë ditës për të bërë gjithçka që duhej bërë.
Si ndikon e gjithë kjo në shëndetin e secilit partner?
Një studim i Universitetit të Padovës zbuloi se nëse gruaja vdes dhe burri lihet me të gjitha përgjegjësitë, shëndeti i tij përkeqësohet. Por nëse burri vdes, gruaja e përballon më mirë stresin. Kërkuesit mendojnë se kjo mund të jetë për shkak se burri mbështetet më shumë tek gruaja sesa gruaja tek burri.
Si ta rregullojmë këtë: Hapi i parë për të ndrequr këtë çështje është të bisedoni me bashkëshortin / partnerin tuaj në lidhje me të. Kjo mund të ndihmojë që të përpiqeni të bëni një listë që do t’ju lejojë të ndani detyrat dhe gjithashtu të shpjegoni se ndarja e detyrave do të zvogëlojë nivelin e stresit në jetën tuaj.

E vërteta është që burrat duan të jenë bashkëshortët dhe baballarët më të mirë. Ndonjëherë bashkëshortet / nënat thjesht nuk e besojnë që burrat mund ti bëjnë ato punë, dhe i bëjnë vetë ato.

Si ta rregullojmë këtë: Mënyra më e mirë për një grua që të lehtësojë barrën e gjërave është të besojë tek bashkëshorti i saj. Ata janë një ekip dhe duhet të besojnë tek njëri-tjetri. Kjo gjithashtu i jep gruas një shans për t’u rikarikuar dhe për të marrë ca kohë për veten. Nëse kjo do të thotë të lejosh që babi të pllaquritet në baltë me fëmijët, ashtu qoftë!

Sipas disa të dhënave të vitit 2014, një grua që kryen funksionet e dados, pastrueses dhe guzhinieres në Shqipëri i kursen familjes rreth 80.000 mijë lekë të reja në muaj. Artikullin e plotë mund ta lexoni tek ky link: arkivi.peshkupauje.com